12.5 C
Tiranë
Sunday, May 17, 2026
spot_img

Vrasja e shqiptarit në Angli: Dy autorët dënohen me burgim të përjetshëm pas grabitjes brutale

Dy shtetas britanikë janë dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia angleze, pasi u shpallën fajtorë për një grabitje të dhunshme që përfundoi me vrasjen e 26-vjeçarit shqiptar, Indrit Mustafaj.

Sipas mediave britanike, mes tyre edhe BBC, Michael Mulvana, 32 vjeç, dhe Jobie Tyers, 28 vjeç, të dy nga Jorku, hynë me forcë në një apartament ku ndodhej një grua dhe Indrit Mustafaj. Gjatë sulmit, autorët plagosën rëndë gruan, ndërsa shqiptari tentoi të fshihej në një cep të dhomës për t’i shpëtuar agresionit.

Megjithatë, dy të pandehurit e sulmuan atë me hanxhar, duke i shkaktuar plagë fatale. Indrit Mustafaj humbi jetën në vend si pasojë e dhunës ekstreme të ushtruar ndaj tij.

Gjykata i cilësoi veprimet e autorëve si jashtëzakonisht të rënda dhe të paramenduara, duke vendosur ndaj tyre dënimin maksimal – burgim të përjetshëm. Vendimi u përshëndet nga familjarët e viktimës, ndërsa autoritetet theksuan se drejtësia ka dhënë një mesazh të fortë kundër krimeve të dhunshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Taliban miratojnë rregullore të re për martesën dhe divorcin në Afganistan – rriten shqetësimet...

0
Autoritetet e Talibanit në Afganistan kanë miratuar një sërë rregullash të reja që kufizojnë më tej të drejtat e grave dhe vajzave, që nga...

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Britani, dy shqiptarë dënohen me mbi 18...

0
Katër anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, mes tyre dy shtetas shqiptarë, janë dënuar në Britaninë e Madhe pas një hetimi të gjerë...

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar – përplasje e fortë me disa...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Itali, ku një i ri me origjinë shqiptare ka humbur jetën si pasojë...

Aksident në Elbasan, automjeti përfundon në përroin e Zaranikës – fatmirësisht pa viktima

0
Një aksident rrugor është regjistruar në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Sipas informacioneve paraprake, personat...

“Zero tolerancë ndaj abuzuesve” – Ministri i Brendshëm reagon pas operacionit në Sarandë

0
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas operacionit të zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Policia e Shtetit në Sarandë, ku...