10.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Kriza ekonomike, pensionistët në Kosovë do të marrin nga 100 euro shtesë

Pensionistët e Kosovës në muajin tetor do të marrin nga 100 euro shtesë, vendosi Qeveria e Kosovës më 12 tetor.

Ndarja e këtyre mjeteve është në kuadër të pakos për përballje me inflacionin, tha zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë mbledhjes së Qeverisë.

“Prandaj, për këtë qëllim duhet të ndahen mjete buxhetore prej mbi 28 milionë eurosh”, tha ai.

Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2021, Kosova ka rreth 143 mijë pensionistë që marrin pensionet bazike të moshës, nga 100 euro në muaj, dhe rreth 50 mijë pensionistë kontribut-pagues të moshës. Këta të fundit ndahen në katër kategori dhe marrin nga 182 deri në 265 euro në muaj, varësisht nga niveli i shkollimit që kanë pasur.

 

Në kuadër të pakos për përballje me inflacionin, që kap shumën 150 milionë eurosh, muajin e kaluar janë mbështetur me dyfishim të vlerës se asistencës sociale familjet që marrin këtë ndihmë. Po ashtu, nga 50 euro shtesë kanë marrë punëtorët e sektorit publik dhe nga 100 euro kanë marrë punëtorët e ndërmarrjeve publike.

 

Në mesin i këtij muaji, shtesa prej 100 eurosh do të ekzekutohet për pensionistët. Po këtë shumë, në muajin nëntor do ta marrin edhe studentët./REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...