33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Shkatërrimi i urës në Krime/ 8 rusë dhe 3 ukrainas të përfshirë, pajisja shpërthyese u fsheh në 22 paleta me rrotulla filmi plastik

Shërbimet ruse të sigurisë (FSB) thanë të mërkurën se kishin arrestuar tetë persona të dyshuar për përfshirje në organizimin e sulmit me bombë të së shtunës në urën që lidh Krimenë me Rusinë.

Në një deklaratë, FSB tha se pesë rusë dhe “tre shtetas ukrainas” ishin arrestuar.

“Pajisja shpërthyese ishte fshehur në 22 paleta me rrotulla filmi plastik që peshonin gjithsej 22,770 kilogramë,” tha FSB.

Agjencia e sigurisë thotë se eksplozivët u dërguan në fillim të gushtit me anije nga porti i Odessa në Ukrainë në portin e Rousse në Bullgari. Më pas ata kaluan përmes portit të Potit në Gjeorgji dhe u dërguan në Armeni përpara se të mbërrinin me rrugë në Rusi.

Shërbimet ruse pretendojnë se pajisja shpërthyese hyri në Rusi më 4 tetor në një kamion të regjistruar në Gjeorgji, përpara se të arrinte në rajonin rus të Krasnodarit, i cili kufizohet me Krimenë, më 6 tetor, dy ditë para shpërthimit.

FSB pretendon se ky “sulm terrorist” ishte organizuar nga inteligjenca ushtarake ukrainase, duke thënë se një agjent në Kiev kishte koordinuar transitin e eksplozivëve dhe kishte qenë në kontakt me ndërmjetës të ndryshëm.

Ekspertë të tjerë kanë spekuluar se shpërthimi ka ardhur nga poshtë urës dhe nuk është shkaktuar nga një kamion bombë në vetë urën.

Në përgjigje të sulmit në urë, Rusia kreu bombardime masive në të gjithë Ukrainën të hënën dhe të martën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...