9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Kriza ekonomike, Rama: “Ne dhe këtë situatë do ta kthejmë në mirësi për Shqipërinë dhe shqiptarët”

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Kamza se qeveria po punon që situatën e krizës ta kthejë në mirësi për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ai u shpreh se po shkohet drejt planit për ta kthyer Shqipërinë në eksportues neto që të mos detyrohemi të blejmë energji por të plotësojmë nevojat tona dhe atë që mbetet ta shesim jashtë vendit.

“Ne dhe këtë situatë do ta kthejmë në mirësi për Shqipërinë dhe shqiptarët. Po shikojmë qartësi komplete për ta kthyer Shqipërinë në eksportues neto që të mos detyrohemi të blejmë energji nga jashtë.

Që të plotësojmë nevojat tona dhe çfarë mbetet ta shesim. Një pjesë e projekteve kanë filluar. Do e kthejmë në mirësi duke fuqizuar më shumë të gjithë njerëzit duke rritur pagat dhe pensionet. Buxheti që do kalojmë në parlament është 2-fishi i buxhetit të vitit 2013.

Imagjinoni sa shumë më tepër do kishim bërë po të mos kishim pasur tërmet dhe pandemi. Janë të gjitha para që janë nxjerrë nga rritja ekonomike dhe rritja jonë e përbashkët. Të gjitha të tjerat që nuk ekzistojnë”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Këlliçi nga Brukseli: “Qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin kritik ‘Balluku’”

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ngritur shqetësime të forta lidhur me rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke e vlerësuar qeverinë aktuale...

Detaje të reja nga tragjedia në Vjenë: Skela shembet, tre shqiptarë të Kosovës dhe...

0
Një aksident fatal në kantierin e ndërtimit në Porzellangasse, zonë e Alsergrund në Vjenë, mori jetën e katër punëtorëve, tre prej të cilëve shqiptarë...

Albin Kurti ngushëllon familjet e viktimave nga tragjedia në Vjenë: “Tre prej tyre qytetarë...

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aksidentit tragjik në një kantier ndërtimi në Vjenë, ku humbën jetën katër persona, përfshirë tre shqiptarë...

Aksident në bypass-in e Lushnjës, plagoset 45-vjeçari që po kalonte rrugën me biçikletë

0
Mëngjesin e sotëm, një aksident rrugor me pasoja të rënda për një person është regjistruar në bypass-in e autostradës në Lushnjë. Sipas informacioneve paraprake,...

Pas lajmeve për ndarje,Sara Hoxha publikon foto nga prapaskenat e “Big Brother VIP”: Mbështetje...

0
Sara Hoxha ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një postim të ri në Instagram, ku shfaqet prapaskena e spektaklit “Big Brother...