21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Kriza energjetike/ Greqia merr masa për dimrin, Mitsotakis: “Jemi të gatshëm për skenarin më të keq të mundshëm, pra që Rusia të ndalë gazin”

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë të dielën se shteti që udhëheq ai, ka marrë masat e nevojshme për të siguruar furnizimet me energji në muajt e dimrit, në rast se Rusia ndal gazin. “Ne jemi të gatshëm për skenarin më të keq të mundshëm, pra që Rusia të ndalë gazin”, ka thënë Mitsotakis në një konferencë për media në qytetin verior të Selanikut.

Mitsotakis ka thënë se Greqia ka grumbulluar sasi të mjaftueshme të gazit të lëngshëm natyror, disa termocentrale janë të gatshme të bëjnë kalimin nga gazi në naftë, si dhe ka rritur kapacitetet e qymyrit. Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë dhënë shenja se synojnë të vendosin çmim tavan për gazin rus, pavarësisht kërcënimeve të Rusisë se mund të ndalë furnizimet në rast të një vendimi të tillë.

Çmimi tavan është çmimi maksimal i lejuar ligjërisht. Rusia tashmë ka ndërprerë pjesërisht apo plotësisht furnizimet me gaz për 13 vende anëtare të BE-së, të cilat përdorin energjinë ruse për të ngrohur shtëpitë, për të prodhuar rrymë dhe për të mbajtur në funksion fabrikat.

Perëndimi akuzon Rusinë se po përdor gazin si armë lufte, si shenjë hakmarrjeje për sanksionet që i janë vënë Moskës pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Moska, në anën tjetër, hedh poshtë këto akuza. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./Rel

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...