8.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Kriza energjitike dhe çmimi i hidrokarbureve/ Berisha: “Tani qeveria kanë veshur lëkurën e qengjit gjoja po qajnë hallin tuaj”

Nga takimi i Foltores në Tepelenë, ish-kryeministri Sali Berisha foli për situatën e krizës energjitike dhe të çmimeve të hidrokarbureve në vendin tonë. Ai tha se kjo krizë nuk është për shkak të luftës në Ukrainë, por denoncoi qeverinë se po vjedh qytetarët.

Tani qeveria kanë veshur lëkurën e qengjit dhe dalin nëpër dyqane ministrat me kryeministrin gjoja po merren me cmimet e qajnë hallin tuaj.

Energjia elektrike në Shqipëri ka koston më të ulët në Evropë. Pse? Se prodhohet e tëra nga uji dhe se 2/3 e saj prodhohen nga hidrocentralet që e kanë nxjerrë veten 10 herë me shpenzimet e bëra. S’ka asnjë lidhje me naftën e gazin në Shqipëri e megjithatë, cfarë bënë? Krim të tmerrshëm. Në 2021, janë prodhuar në Shqipëri sa kurrë në historinë e vendit falë hidrocentraleve të reja.

Këta shitën, hapën turbinat nga Fierza deri në Vaun e Dejës shitën me 42 euro megavatin në një kohë kur në treg shitej me 130 euro.

Si u bë kjo? Po, ai që e bleu e shiti prapë me 130 euro por këtë diferencën e ndau me ministrin, kryeministrin, e drejtorin. Tani Fierza ka rënë në fund po shkon drejt vdekjes në vend që të ruhej. Në 20 shtator kishin shpenzuar 29 metër lartësi e tani e ka fajin lufta. Po cila luftë? E ka fajin vjedhja.

Prandaj demokratë është detyra jonë e misioni ti shpjegojmë cdo qytetari në Tepelenë e kudo që kjo që po ndodh nuk është nga lufta e natyra por nga vjedhja e qeveritarëve.
Dje po shihja naftën, ma dërgoi një emigrant nga Milano, nafta shitej në Milano 1.7 euro. në Shqipëri shkoi përsëri në 2.2 euro.

Po pse Italia naftë nuk nxjerr, Shqipëria nxjerr 1 milion tonë naftë e konsumon gjithsej 700 mijë ton, ti ke mundësi fare mirë që ta fusësh në cmimet e rregulluara të energjisë e qytetarët të mos e pësojnë!

13 vende të BE kanë ulur tarifat e akcizat për naftën ose i kanë hequr për të lehtësuar qytetarët. Kurse këtu si në asnjë vend tjetër nafta tatohet me 4 taksa e 3 tarifa.

Po shkove kështu i çon cmimet në stratosferë e nisesh nga mentaliteti komunist që vetura duhet të kenë vetëm zyrtarët. Jo kjo është arritje e lirisë njerëzit kanë vetura, i
thoshte atij që i ankohej për çmimet paske dy vetura ti, çke që ankohesh? Ai ankohej se po vidhej”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...