10.5 C
Tiranë
Monday, February 2, 2026
spot_img

Kryebashiaku i Kukësit flet për situatën e ujit të pijshëm’ju bëj thirrje qytetarëve ta pinë ujtin, e them me përgjegjësi të plotë’

Kryebashiaku i Kukësit Safet Gjici ka dalë në konferencë për mediat ditën e sotme duke dhënë përgjigjie sa i takon situatës me qindra qytetarë të helmuar ditët e fundit.

Gjici deklaroi se rezultatet e analizave të ujit të pijshëm nga ISHP tregojnë se ai është plotësisht i pastër dhe se kjo është thjeshtë një virozë.

Ai tha ndër të tjera se janë persona të krahut të PD-së që kanë përhapur panik te kuksianët, duke bërë kështu thirrje që ata të konsumojnë ujin e pijshëm.

“Ka ardhur përgjigjia e analizave, me firmë me vulë, shikojini zero, zero. I keni te Instituti publik, ju bëj thirrje qytetarëve ta pinë ujtin, e them me përgjegjësi të plotë. Nuk mund të flasësh, është çështje e prekshme për ne, nga sot kemi të gjitha analizat një për një.

Merrni dhe bëjini kopje. Një rast i izoluar në lagjen Muja në Shtiqen, por ky rast s’ka lidhje me tubin kryesor, por me shtëpinë.

Fjala helmim do të thotë se mijëra qytetarë të ishin në spital, të gjithë ata shpifësat e që hapën panik, kjo lloj viroze mund të vinte, këta ta interpretojnë si të duan.

Krahu i PD-së ka perhap panik, kishim disa qytetarë te spitali dhe shkova u interesova. ISHP ka punën e tij, laboratori i AKU-së ka punën e tij, këto qytetarë kanë virozë, kemi pas raste dhe në dimër. Shumë qytetarë kanë ikur kanë bërë serum e s’ka pas problem, ka të tjerë që kanë pirë ujë të blerë.

Ne nuk dilnim dot në deklaratë pa dalë analizat, është shumë e thjeshtë të thuash që uji është helmuar dhe se duan ta fshehin, u bëj thirrje kuksianëve të pinë ujtin se janë kryer analiza të thella”-tha Gjici.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Falsifikim i rezultateve të zgjedhjeve” – Prokuroria kërkon paraburgim për 10 kryesues të QKN-ve...

0
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj 10 prej 34 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit (QKN), të ndaluar...

“Posta automatike e Epstein është e pavërtetë” – Bill Gates mohon akuza nga dokumentet...

0
Bill Gates ka reaguar pas publikimit të dokumenteve të fundit lidhur me Jeffrey Epstein, duke mohuar çdo akuzë që lidhet me sjelljen e tij...

Vdekja e Leonard Farrukut në anijen e azilkërkuesve në Britani trondit komunitetin dhe nxit...

0
Leonard Farruku, 27-vjeçar shqiptar, u gjet i pajetë në dhjetor 2023 në bord të anijes Bibby Stockholm, ku ishte strehuar si azilkërkues në Portland,...

Khloe Kardashian: “Kam frikë të hyj sërish në lidhje”

0
Khloe Kardashian ka rrëfyer se prej kohësh vuan nga sarmasofobia – frikë e fortë nga angazhimi në marrëdhënie romantike. Ajo foli hapur për këtë...

Situata në Ukrainë: pretendime ruse për kontroll, por realiteti në terren mbetet i pandryshuar

0
Në juglindje të qytetit ukrainas Kupjansk ndodhet qyteza e vogël Kupjansk-Vuzlovi, një zonë që së fundmi është bërë sërish objekt pretendimesh nga ana e...