14.5 C
Tiranë
Sunday, May 31, 2026
spot_img

Helmimi i 180 qytetarëve në Kukës/ Dalin rezultatet e analizave, ISHP: “Uji është i pastër”

Kanë dalë përgjigjet e analizave të ujit në Kukës që u bënë nga Instituti i Shëndetit Publik, pas helmimit të 180 qytetarëve, që dyshohej se kishin konsumuar ujë të ndotur.

Sipas rezultateve të analizave rezulton se uji nuk ka përmbajtje bakterologjike.

Të dhënat e analizave të Institutit të Shëndetit Publik, tregojnë se uji është i pastër dhe qytetarët nuk janë helmuar nga uji i pijshëm.

Pas rezultatit të analizave ka reaguar edhe kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici i cili thotë se analizat treguan se qytetarët nuk u helmuan nga uji që rrjedh nga tubi kryesor.

Ka ardhur përgjigjia e analizave, me firmë me vulë, shikojini zero, zero. I keni te Instituti publik, ju bëj thirrje qytetarëve ta pinë ujtin, e them me përgjegjësi të plotë. Nuk mund të flasësh, është çështje e prekshme për ne, nga sot kemi të gjitha analizat një për një.

Uji është brenda standardeve kjo edhe nga analizat e ardhura nga ISHP, nga sot kemi të gjitha analizat e të gjithë Kukësin dhe lagjen Muja në Shtiqen që vërtetojnë që uji është i pastër, nuk ka patur helmim të qytetarëve nga uji.

Thirrje qytetarëve që të pijnë ujin e pijshëm, uji është i pastër me te gjitha parametrat bakteriologjike, fizio-kimike sipas ligjit. Garantojmë se uji i pijshëm me të cilët furnizohen nga ujësjellësi i Kukësit është i pastër.

Me ujë po furnizohen edhe banoret e lagjes Muja të Shtiqnit ku pati shqetësime të banorëve për ndotjen e ujit, 5 shtëpi kane patur këtë shqetësim.

Fjala helmim do të thotë se mijëra qytetarë të ishin në spital, të gjithë ata shpifësat e që hapën panik, kjo lloj viroze mund të vinte, këta ta interpretojnë si të duan”, tha Gjici.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...