10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Kryeministri Edi Rama mbledh kryesinë e PS për miratimin e kandidaturës në zgjedhjet e Himarës

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë rozë kryesinë e Partisë Socialiste, ku fokusi i mbledhjes është miratimi i kandidaturës për zgjedhjet në bashkinë e Himarës më 4 gusht.

Vangjel Tavo, kandidatura e PS

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë janë të pazakonta jo vetëm për zhvillimin e tyre në kulmin e sezonit turistik, por edhe për kohën e shkurtër të fushatës elektorale. Partia Socialiste duket se është e përgatitur të shkojë në zgjedhje me një kandidat, Prefektin Vangjel Tavo, megjithëse burimet nuk përjashtojnë ndonjë emër tjetër surprizë në momentet e fundit.

Në anën tjetër, situata është më e ndërlikuar për opozitën. Sali Berisha duhet të vendosë nëse do të përfshihet në betejën për këtë qytet apo do t’ja lërë PBDNJ-së. Kandidimi i djalit të Fredi Belerit nën siglën e PD-së duket i vështirë, ndërsa është më e mundshme që Vangjel Dule të dalë veçmas me këtë emër.

Pas regjistrimit të kandidatëve, fushata elektorale në Himarë do të fillojë zyrtarisht dhe do të mbyllet më 2 gusht, duke qenë një nga fushatat më të shkurtra ndonjëherë. Në Himarë do të votohet dhe numërohet në formën tradicionale, përmes letrës, ndërsa identifikimi i votuesve do të bëhet me aparatura elektronike. Në zgjedhjet e fundit, në këtë bashki morën pjesë rreth 7800 votues.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...