33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti: “Marrëveshje me Serbinë nuk ka pa u zgjidhur çështja e të zhdukurve me dhunë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot se nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë, pa e zbardhur çështjen e personave të zhduku me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Kurti tha në Ditën e të drejtave të njeriut se kjo ditë është e veçantë që në 30 nene e kodifikon dinjitetin e njeriut. Ai në këtë ditë të rëndësishme ka folur për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

“Nga 10 qershori i vitit 1999 diku rreth një muaj edhe vet kam qenë i zhdukur, jo pse isha i zhdukur për vete por familja nuk e dinte se ku jam deri atëherë kur na vizitoi Kryqi i kuq ndërkombëtarë në korrik të 1999…”, tha Kurti.

“Unë besoj që e keni përcjellë edhe ju se personalisht kam qenë i zëshëm dhe në secilin takim me akterë relevantë ndërkombëtar, e kam përmendur çështjen e personave të zhdukurve me dhunë, si çështje edhe me prioritet edhe urgjencë. Po e ri-them që marrëveshje me Serbinë nuk ka pa e u zgjidhur çështja e të zhdukurve me dhunë”, shtoi Kurti.

Kryeministri i vendit tha se kanë kërkuar që të ngrihet një qendër memoriale në Prishtinë për krimet e luftës.

“Ne realisht kemi shkuar një hap përtej kësaj dhe veçse kemi përfunduar fazën e parë të punës për themelimin e Institutit për adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës. Në nëntor e kemi nisur draftimin e Projektligjit dhe besojmë brenda gjashtë muajve të parë të 2022 do të kemi një mekanizëm funksional që do të dokumentojë dhe adresojë krimet e kryera gjatë luftës”, tha Kurti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...