17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti shpall prioritetin e reformës në drejtësi për vitin 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar prioritete të reja për vitin 2024, duke theksuar se reforma në drejtësi do të jetë një nga fokuset kryesore. Ai njoftoi se gjatë këtij viti do të themelohet byroja për konfiskimin civil dhe do të vijojë puna për task-forcën antikorrupsion.

“Reforma në drejtësi është prioritet i qeverisë, andaj ajo do të vazhdojë të jetë e tillë. Vetingu po merr rrugë, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Ky proces është domosdoshmëri që po na dëshmohet çdo ditë, krahas tij dhe presim prej 11 muajsh edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme”, tha Kurti gjatë prezantimit të prioriteteve të qeverisë.

Në lidhje me situatën e sigurisë në Kosovë, kryeministri Kurti shtoi se rritja e kapaciteteve mbrojtëse do të jetë prioritet i parë i ministrisë së Mbrojtës. Ai informoi se kanë marrë konfirmimin për blerjen e sistemit antitank Javelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti gjithashtu theksoi se në fushën ekonomike, Ministria e Financave do të vazhdojë me reformën e pensioneve. Në politikën e jashtme, prioritet mbetet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.


“Këtë vit, rritja e kapaciteteve mbrojtëse do të jetë prioritet i parë i ministrisë së Mbrojtës. Për një fillim të mbarë, në fillim të këtij viti ne morëm konfirmimin nga DASh se ka pranuar kërkesën tonë për të blerë sistemin antitank Javelin” , tha Kurti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...