23.6 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Analistët shqiptarë shohin projektin e NATO-s për blerjen e armatimeve si një rrezik për fillimin e një lufte

Projekti i NATO-s për blerjen e armatimeve është parë nga analistët shqiptarë si një rrezik potencial për fillimin e një lufte, sipas një interviste të dhënë nga eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritan Hoti.

Ky ekspert ka qenë i ftuar në një emision televiziv për të analizuar lëvizjet e fundit të NATO-s, duke përfshirë stërvitjen më të madhe të quajtur “Steadfast Defender 24”.

Sipas Dritan Hotit, ky hap është ndërmarrë veçanërisht për disa vende evropiane që po rrezikohen më shumë nga Rusia, duke përfshirë Suedinë dhe Finlandën.

Ai shpjegoi se kjo është një formë sinjali ndaj Rusisë, me mesazhe të dyfishta: sigurimin e mbrojtjes në pjesën veriore të Evropës dhe garantimin e sigurisë për çdo shtet anëtar.

“Ky është një lloj sinjali për Rusinë që ka disa limite në atë që quhet agresivitet ushtarak.Ka disa mesazhe të dyjëzuara. E para është që ne sigurojmë mbrojtjen në pjesën veriore të Evropës. Dhe e dyta, ne do të garantojmë sigurinë për çdo shtet anëtar.”-tha ai.

Megjithatë, eksperti Hoti ka shprehur dyshime lidhur me shpenzimet e mëdha të këtij projekti, duke theksuar se këto fonde mund të ishin përdorur ndryshe, për shembull, në mbrojtjen apo armatosjen e Ukrainës.

Ai ka sjellë një pyetje retorike në lidhje me përdorimin e këtyre shpenzimeve, duke thënë se a nuk do të ishte më mirë që një pjesë e tyre të kalonte për mbrojtjen ose armatosjen e Ukrainës, ndërsa ka theksuar se disa shtete kanë treguar rezistence ndaj kësaj ideje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...