23.6 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Mjekja pneumologe: ‘Pas Covid-19, është rritur numri i sëmundjeve kronike’

Mjekja pneumologe Silvana Sadria ka bërë deklarata rreth ndikimit të Covid-19 në shëndetin e njerëzve. Ajo theksoi se ka vërejtur një rritje të sëmundjeve kronike, veçanërisht atyre kardiovaskulare dhe polmunare, pas infektimit me virusin.

Sadria shprehu bindjen se pasojat afatgjata të Covid-19 kanë shkaktuar një rritje të sëmundjeve të tilla kronike. Ajo gjithashtu theksoi se ka shumë faktorë të tjerë që mund të kenë ndikuar në këtë rritje, duke përmendur se persona që kanë pësuar nga Covid-19 kanë shpesh humbur diagnostikimin e sëmundjeve tjera për shkak të fokusimit te trajtimi i Covid-19 gjatë periudhës kur ishin të mbyllur.

Mjekja shtoi se komplikacionet e lëna nga Covid-19 kanë shpesh përshpejtuar sëmundje të tjera dhe se ka një trend të ngjashëm në nivel ndërkombëtar. Ajo theksoi se sëmundjet e rritura janë zakonisht ato kardiovaskulare.

“Komplikacionet që ka lënë nga pjesa e covidit një nga këto janë kardiovaskularet apo sëmundje metabolitike siç është diabeti. Këto reflektohen direkt në buxhet sepse janë sëmundje që pacientët kanë një rimbursim të caktuar. Covidi bëri diçka që disa sëmundje nuk do të shfaqeshin asnjëherë nëse nuk do të ishte covidi, por ka studime që covidi mund të ketë përshpejtuar një diabet të fshehur, një sëmundje kardiovaskulare. Janë pasojat afatgjatë të covidit, ku një person vijon me marrje fryme, diku me djersë, diku me lodhje apo të sistemit nervor. Ndërsa sëmundjet kronike janë pasojat e lënë nga covidi. Këtu ka edhe faktorë jo vetëm që vijnë nga covidi, por edhe nga ndryshimi i stilit të jetesës, mënyrës se si punojmë, të ndotjes së ambientit. Disa lloj faktorësh që rrisin sëmundshmërinë kronike”, shpjegoi Sadria.

Në lidhje me faktorët që ndikojnë në rritjen e sëmundjeve kronike, Sadria përmendi ndryshimet në stilin e jetesës, mënyrën se si punojmë, si dhe ndotjen e ambientit. Kategoria më e prekur, sipas saj, është ajo e moshës së tretë.

Mjekja pneumologe paralajmëroi për rëndësinë e përkujdesjes së shëndetit dhe vëmendjen ndaj pasojave afatgjata të Covid-19.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...