16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Kryeministri i tërheq vërejtje Ambasadorit të Izraelit në Shqipëri dhe Bosnjë-Hercegovinë: Mbështeti planin e reformës zgjedhore në…

Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Yair Lapid (Yair) i ka tërhequr vërejtje ambasadorit izraelit, Noah Gal Gendler, i cili ushtron detyrën njëkohësisht në Shqipëri dhe në Bosnje- Hercegovinë sepse ai mbështeti planin e reformës zgjedhore në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ambasadori izraelit, Noah Fal Gendler akuzohet se ka ndërhyrë në punët e brendshme të Bosnje- Hercegovinës, pasi i ka dalë në mbrojtje planit të reformës zgjedhore të kundërshtuar nga shumë parti në Bosnje dhe e përkrahur nga partia nacionaliste.
Kryeministri Yair Lapid, i cili është edhe ministër i Jashtëm, urdhëroi që ambasadori Noah Gal Gendler të qortohej pasi një editorial “i Haaretz” i cilësoi veprimet e tij “një minus i madh për diplomacinë izraelite”.

“Me urdhër të Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Yair Lapid, Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Alon Ushpiz qortoi ambasadorin izraelit në Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë për sjelljen e tij në rastin e diskutuar sot në editorialin e Haaretz”, tha ministria në një deklaratë.

Memorandumi i ambasadës në qendër të skandalit u lëshua në përgjigje të një plani zgjedhor të promovuar nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë, një institucion i mbështetur nga BE-ja i krijuar pas luftërave ballkanike të viteve 1990 për të ruajtur paqen në rajon. Kritikët thonë se ndryshimi i propozuar në sistemin zgjedhor do të reduktonte ndikimin politik të hebrenjve, romëve dhe pakicave të tjera në vend.
Në fillim të këtij muaji, Ministrja e Jashtme e Boshnje- Hercegovinës, Bisera Turkoviç tha për Haaretz se “është e vështirë të kuptohet se si politika zyrtare e shtetit të Izraelit mund të mirëpresë diskriminimin ndaj hebrenjve për shkak të pamundësisë për të kryer detyrat e tyre në Bosnje dhe Hercegovinë” duke pasur parasysh se “reforma e propozuar zgjedhore do të përforconte sistemin aktual diskriminues kundër pakicave në Bosnje”.

Pikëpamjet e saj u bënë jehonë nga Jakob Finci, presidenti i komunitetit hebre në Bosnje dhe Hercegovinë, i cili deklaroi se ishte “i befasuar” nga pozicioni i dukshëm i Izraelit. “Kjo është hera e parë që Izraeli merr një pozicion në punët e brendshme të Bosnje dhe Hercegovinës, duke mos ndihmuar komunitetin hebre, por një parti politike në vend”, tha Finci për Haaretz. Kur u pyet për kundërshtimin e komunitetit hebre ndaj propozimit, i cili do të konsolidonte fuqinë e partive etno-nacionaliste, Ministria e Jashtme izraelite fillimisht i tha Haaretz se qëndrimi i saj kishte për qëllim mbrojtjen e hebrenjve vendas. Ministria më pas i tha Haaretz se letra e ambasadës shprehte “mbështetje për garantimin e të drejtave të komunitetit hebre në vend” dhe se “u dërgua pas një nisme lokale për ndryshimin e ligjit zgjedhor dhe frikës se implikimet e diskutimit rreth këtij ndryshimi mund t’i dëmtojë ato të drejta”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...