2.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

‘Kryeministri më i mirë në 100 vite’, Erion Isai për Ramën në Kolonjë

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në një takim elektoral në Kolonjë, ku ka kërkuar një mandat të ri për ish-aktorin e humorit Erion Isai. Ky i fundit tha se Rama është kryeministri më i mirë në 100 vite, duke iu referuar sipas tij punëve që janë bërë për Kolonjën.

Rama tha se kjo ishte hera e tij e fundit që vinte në Kolonjë, pa përfunduar rruga që e lidh me Korçën. Nuk kurseu as kundërshtarët kur tha se ata duan vota që të marrin peng bashkitë.

Erion Isai: Mirëserdhe për herë të gjashtë në këto 3 vite e gjysmë në Kolonjë. Nuk e përmenda kot këtë numr, për shkak të kujdesit dhe vëmendjes që ju keni pasur për Kolonjën. Jeni kryeministri që ka bërë më shumë punë në 100 vite.

Edi Rama: Shumë faleminderit dhe më vjen shumë mirë që kjo është hera e fundit që vij këtu dhe rruga nuk është e përfunduar, se besoj se brenda verës ne do të kemi mundësi të vijmë dhe të bëjmë rrugën nga pazari i Korçës në sheshin e Kolonjës për 20 minuta. Ju e dini më mirë se unë se çfarë torture ka qenë rrugë.

Kolonja është një nga bashkitë më të gjelbërta të vendit tonë, ketu ka qenë një plagë shumë e vjetër, që në këtë fushatë për herë të parë ne nuk do të flasim për ujë të pijshëm në 24 orë, se e kemi çuar edhe më shumë se përpara periudhës së quajtur demokraci.

Nuk e di se për çfarë arsye në botë atyre ju gënjen mendja që do marrin vota në Kolonjë, ka akoma njerëz që shërbimi i ujit të pijshëm do të duhet të jetë më mirë. Në Kolonjë është angazhim 100% i mbajtur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT