34.5 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

Kryeministri Rama paralajmëron qytetarët e pavaksinuar: “Vaksinohen një orë e më parë për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike”

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje mëngjesin e sotëm qytetarëve shqiptarë të vaksinohen kundër COVID-19.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Rama paralajmëron se për të pavaksinuarit mund të vendosen kufizime më të ashpra gjatë stinës së dimrit, siç është mos lejimi për të aksesuar mjediset publike.

Rama thekson se për të pavaksinuarit mund të vendosen kufizime më të ashpra gjatë stinës së dimrit, siç është mos lejimi për të aksesuar mjediset publike.

“MIRËMËNGJES 😊
dhe me ftesën për të pavaksinuarit që të vaksinohen një orë e më parë, për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, në qoftë se situata e dimrit do ta imponojë, ju uroj një fundjavë të mbarë🙏”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë i bën apel të pavaksinuarve që të marrin dozën e parë dhe të dytë pa humbur kohë, teksa ka publikuar një spot në të cilin thuhet se sot ka një zgjidhje për të shpëtuar nga pandemia, e ajo është vaksina.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...