16.5 C
Tiranë
Monday, December 8, 2025
spot_img

Enkelejd Alibeaj nuk shkon në takim me Taulant Ballën për presidentin

Ditën e sotme nisin zyrtarisht negociatat mes palëve politike për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, i cili merr detyrën pas datës 24 Korrik, kur edhe mbaron mandati i Ilir Metës.

Burime bëjnë me dije për se ka nisur takimi mes Taulant Ballës dhe dy përfaqësuesve të opozitës Mesila Doda dhe Fatmir Mediu, dy të fundit përfaqësues të grupeve parlamentare të opozitës.

Mësohet se në këtë takim nuk do të shkojë Enkelejd Alibeaj, i cili më vonë pritet që të ketë edhe një komunikim me mediat, për të sqaruar arsyet e këtij vendimi.

Alibeaj duket se është gjetur nën presionin e brendshëm partiak, ku ka humbur shumicën e mbështetjes nga deputetët e grupit, për ti përfaqësuar në negociatat me socialistët.

Deri të dielën është dhe afati i fundit për të dorëzuar kandidaturat e mundshme për presidentin e ri të vendit, të cilin Edi Rama kërkon që ta ketë jashtë Partisë Socialiste.

Të hënën e 16 Majit do të jetë dhe raundi i parë për votimin e presidentit të ri të vendit, i cili kërkon një shumicë të cilësuar, që nënkupton marrëveshje me bazë të gjerë PS-PD.

Për shkak të përplasjeve të brendshme në Partinë Demokratike, zgjedhja e presidentit nuk duket ende një opsion për ti bërë palët në një mendje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

NASA konfirmon zbulimin historik: Mostrat e Bennu-s përmbajnë sheqerna thelbësorë për jetën – përfshirë...

0
Në një zbulim që mund të rishkruajë teoritë mbi origjinën e jetës në Tokë, NASA bëri të ditur se misioni OSIRIS-REx ka sjellë mostra...

Meloni–Zelenski, bisedë telefonike para vizitave në Evropë: Italia dërgon ndihma emergjente për energjinë e...

0
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, në prag të vizitave që ky i fundit pritet të...

Vitamina K: Aleat i fuqishëm për kockat, zemrën dhe trurin

0
Vitamina K: Aleat i fuqishëm për kockat, zemrën dhe trurin Vitamina K është një nga vitaminat më të rëndësishme për funksionimin e trupit, megjithëse shpesh...

Sherri mes të rinjve përfundon në dhunë, 16-vjeçari plagoset me armë zjarri në një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Stuttgartit në Gjermani, ku një 16-vjeçar u plagos me armë zjarri pas një konflikti të dhunshëm...

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....