12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Kryetari i PD-së Lulzim Basha fokusohet te denoncimi i korrupsionit gjatë takimit me këshilltarët bashkiakë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, organizoi një takim sot me këshilltarët bashkiakë të Partisë Demokratike, ku fokusua te denoncimi i rasteve të korrupsionit.

“Hapi i parë është që me zë të lartë dhe me kurajo të denoncojmë gjithçka që ndodh në bashkitë e vendit në kundërshti me ligjin. Gjithçka që lidhet me korrupsionin masiv, zaptimin e pronave publike dhe private, bashkëpunimin e ngusht me krimin e organizuar, dhe abuzimin me trojet, tokat, pyjet, kullotat, dhe mungesën totale të shërbimeve dhe investimeve në infrastrukturë,” tha Basha.

Megjithatë, në betejën e opozitës, Basha shtoi se nuk mjafton vetëm denoncimi, por duhet edhe përpjekja për të ngjallur shpresën e ndryshimit.

‘Denoncimi i korrupsionit, i skemës së pastër korruptive të Erion Veliajt dhe drejtorëve të tij, i rritjes së taksave, me qëllim që këto taksa t’i vidhnin, është qarku më i shkurtër i korupsionit në historinë e 124 viteve të fundit. Nuk mjafton vetëm denoncimi, nuk mjafton mbështetja e ndjekjes penale. Qytetarët ndodhen në një kurth jashtëzakonisht të rrezikshëm. Nga njëra anë ka një pushtet qëndror të korruptuar deri në palcë dhe të inkriminuar, pasqyrë e të cilit është dhe pushteti vendor dhe nga ana tjetër përballen me një krizë të opozitës e cila ushqen pretencën e dëshpëruar që gjendja kështu është dhe s’kemi çfarë të bëjmë. Automatikisht në këtë kurth mendor pranohet e keqja, edhe më e keqja si diçka e natyrshme. Kjo është fatale, jo të teori, por në praktik se kjo e zbraz vendin. Mungesa e shpresës për ndryshim, pranimi i të keqes si gjendje normaliteti, është fatale për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Çfarë mund të bëjmë? Asgjë nuk mund të bëjmë brenda 24 orësh për ta ndryshuar 100%. Por brenda 24 orësh mund ta hedhim hapin e parë për ta filluar ndryshimin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...