Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta në territorin shqiptar. Por duke ju afruar mesditës dhe kryesisht gjatë pasdites vranësirat shtohen në vendin tonë duke sjellë shira të izoluar dhe të dobët. Këto kushte atmosferike mbeten edhe gjatë natës.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 03°C në 14°C, në zonat e ulëta nga 10ºC në 22°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 24°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det krijohet dallgëzim 4 ballë.