8.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“Ku ndryshon trajtimi që do iu bëhet banorëve me letra dhe pa letra”,kshu përfundon takimi i Ramës me banorët e 5 Majit:

Asgjë të re nuk ka sjellë takimi i kryeminsitrit Edi Rama me banorët e 5 Majit në Tiranë, ku palët nuk janë marrë vesh mes tyre.

Banorët që ishin në takim me Ramën, pretendojnë se kryeministri nuk i ka dëgjuar, e madje i ka ofenduar dhe i ka ndërprerë fjalën disa herë.

Ndërkohë që vetë Rama është shprehur për mediat, se banorët e 5 Majit do të trajtohen në dy kategori.

Rama tha se personat që kanë dokumente të rregullta hipotekore ose do të marrin kompesim financiar, ose shtëpi në shkëmbim.

Ndërkohë që për të gjithë familjet e tjera, që kanë qenë në proces legalizimi, u la të kuptohej qartë se banesa nuk mund ti jepej në zonën ku e kanë pasur, por në një lagje tjetër.

Sipas Ramës trajtimi i tyre do të bëhet njësoj si për personat e prekur nga tërmeti, por ata nuk mund të pretendojnë që të kenë shtëpinë në të njëjtën zonë ku e kanë pasur.

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me banorët e 5 Majit:

Do vish edhe ti këtu, se thashë se ike, hajde këtu. Kemi pasur një bisedë investime, dhe faktikisht unë kam sqaruar atë që ka qenë e vërteta që ditën e parë. Këtu e kam të vështirë që të flasim, se ka devijime të personave që kanë interesat e tyre.

Për të gjithë banorët, qoftë të zonës së 5 majit, që janë të ndarë në dy kategori, do të ketë një trajtim të dinjitetshëm, solidarë, njësoj siç u bë me aa që u prekën nga tërmeti.

Ata që janë me dokumenta të rregullta, zgjidhja është e qartë, ose kompesim financiar, ose me shkëmbim.

Për ata që janë pa letra fare, qasja është solidare, nuk është hedhja në rrugë, ja shpjegova të gjitha procedurat, që do të thotë se shtëpia pa leje prishet, familja merr kompensimin me shtëpi, njësoj si ata që mbetën pa shtëpi nga tërmeti, dhe që në atë ditë që do marrin shtëpinë, do trajtohen me bonus qeraje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...