Policia bën me dije se rreth orës 16:00, Salla Operative e DVP Kukës u njoftua për praninë e një kufome të gjinisë mashkullore, ende të paidentifikuar.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje mbi shkaqet e mundshme të vdekjes.