11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 24, 2026
spot_img

“Kukulla të një çifti ku kemi një non grata të shpallur nga SHBA”, Rama për Berishën e Metën

Rama u shpreh se nuk po u bën presion votuesve, por theksoi se do të jetë i pamundur bashkëpunimi me ata kandidatë të opozitës që do të fitojnë zgjedhjet, duke marrë shembullin e bashkisë Shkodër.

“Ky nuk është presion, por një mënyrë për t’ia thënë njerëzve se do jetë i pamundur bashkëpunimi jo se nuk duan ne, por këta kandidatë nuk janë vënë aty për të zgjidhur hallet dhe problemet, por janë vënë për të krijuar oaze të luftës politike, për të ngritur barrikada me qeverinë qendrore dhe për t’i trajtuar bashkitë si pengje lufte. Ne do bëjmë tonën në cdo bashki”, tha Rama.

Pyetje: Nëse do votoni kandidatë të opozitës nuk do bashkëpunoni me këto bashki, a është presion ndaj votuesve?

Edi Rama: Unë kam folur për kukulla të një çifti ku kemi një non grata të shpallur nga SHBA, kemi thirrje të përsëritura të SHBA për të bërë shumë kujdes në këtë pikë, sepse zgjedhja është e shqiptarëve. Natyra e raporteve me Shqipërinë është e aleatëve tanë.

Në momentin kur një individ i shpallur non grata dhe jo një individ dokudo mban damkën e personit të padëshirueshëm. Kjo e bën të vështirë ndërveprimin.

Në Shkodër e kemi pasur zero bashkëpunimin jo se nuk kemi dashur, por kandidatët e këtyre forcave i përkasin një familje të shthurur politike, e cila kurrë nuk ka pasur aftësinë të drejtojë në funksion të njerëzve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Komisionerja Kos po mbulon hajdutërinë e Edi Ramës”,Këllici akuza ndaj komisioneres së BE

0
Deputeti i opozitës, Këllici, reagoi ashpër pas deklaratave të Komisioneres së Bashkimit Europian, Marta Kos, duke akuzuar se ajo ka aluduar se Shqipëria ka...

Libani shpall “person non grata” ambasadorin iranian, i jep afat deri të dielën për...

0
Ministria e Jashtme e Libanit njoftoi tërheqjen e akreditimit të ambasadorit iranian, Mohammad Reza Raef Sheibani, i cili u emërua në Bejrut në shkurt....

Të dyshuar për spiunazh në favor të rusis: Arrestohen një ukrainas dhe një rumune...

0
Autoritetet gjermane dhe spanjolle kanë arrestuar një ukrainas dhe një grua rumune, nën dyshimin për spiunazh në favor të Rusisë. Ukrainasi u arrestua në...

“Pashë syzet e saj të thyera… u betova të mos punoja kurrë me Carlo...

0
Gazetarja Ambrozia Meta ka rrëfyer një episod të fortë nga koha kur ishte studente dhe kryente praktikën pranë medias Shqiptarja.com, në pronësi të Carlo...

“Miguel ishte plotësisht i varur nga prindërit, por ata u bënë përgjegjës për vrasjen...

0
Drejtësia angleze ka dhënë dënim të rëndë për një çift që u shpall fajtor për vrasjen e djalit të tyre tre muajsh, një ngjarje...