12.5 C
Tiranë
Friday, April 3, 2026
spot_img

Kultivonte bimë narkotike/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier, 56.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa

Policia e Fierit ka finalizuar një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Vreshtas” ka rënë poseduesi M. Xh. 42 vjeç, banues në Cakran.

Janë sekuestruar fara kanabisi, lëndë narkotike cannabis sativa, fidanë narkotikë dhe një armë gjahu karabinë.

Njoftimi i policisë

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Operacioni policor i koduar “Vreshtas”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier.
Sekuestrohen fara kanabisi, lëndë narkotike cannabis sativa, fidanë narkotikë dhe një armë gjahu karabinë.
Vihet në pranga autori i kësaj veprimtarie kriminale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Vreshtas”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Xh., 42 vjeç, banues në Cakran.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 56.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2785 fara kanabisi, fidanë të dyshuar cannabis sativa të kultivuar në vazo lulesh, 1 armë gjahu karabinë, sende që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe 2 aparate celularë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kreu i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, jep dorëheqjen pas dështimit të kombëtares...

0
Pas dështimit të Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës për herën e tretë radhazi, Gabriele Gravina ka dhënë dorëheqjen nga posti i...

Tronditëse në Vlorë: 63-vjeçari goditet për vdekje pas një konflikti të çastit në lagjen...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi pasditen e sotme lagjen “Pavarësia” në Vlorë, pranë rrugës “Çipajve”, ku 63-vjeçari Ismail Aliaj ka ndërruar jetë pas një...

Dyshime për falsifikim në pasurinë e gjyqtares Irena Gjoka, kontrata e vitit 1996 në...

0
Detaje tronditëse kanë dalë së fundmi në lidhje me pasurinë e gjyqtares Irena Gjoka, duke ngritur dyshime serioze mbi procesin e saj të vetingut....

“Sa më e madhe diferenca në moshë, aq më i rrezikshëm divorci” – studimi...

0
Një studim i ri nga Emory University ka zbuluar se diferenca në moshë mes partnerëve mund të ketë një ndikim më të madh në...

“Edi Rama po minon besimin e vendeve anëtare” – Bardhi akuzon kryeministrin për vonesa...

0
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për një fushatë...