21.1 C
Tiranë
Monday, July 13, 2026

Bllokohen dy punishte që përdoreshin për prodhimi ushqimi në Dibër/ Procedohen penalisht 2 pronarët

Në Dibër janë bllokuar dy punishte që përdoreshin për prodhim ushqimi (konkretisht të jufkave), në mënyrë të kundërligjshme dhe në kushte të papërshtatshme higjienike, ndërsa janë proceduar penalisht edhe dy pronarët

Punishtja ishte në pronësi të 55-vjeçarit M.K banues në Shupenzë dhe 65-vjeçarit M.P banues në Shupenzë.

Policia bën me dije se aktiviteti nuk ishte regjistruar pranë organeve tatimore

Njoftimi i policisë
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “PUNISHTJA” kundër informalitetit, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të prodhimit të produkteve ushqimore.
Bllokohen dy punishte që përdoreshin për prodhimi ushqimi, procedohen penalisht 2 pronarët.
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër, filloi procedimi penal për shtetasit :
M. K., 55 vjeç, banues në Shupenzë
M. P., 65 vjeç, banues në Peshkopi.
Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi, gjatë kontrolleve të ushtruara nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar Ushqimor, kanë ushtruar kontrolle të befasishme në disa punishte që dyshoheshin se përdoreshin në mënyrë të kundërligjshme për prodhimin e ushqimit për konsum.
Si rezultat në Shupenzë është bllokuar punishtja e shtetasit M. K., dhe në qytetin e Peshkopisë është bllokuar punishtja e shtetasit M. P., pasi janë konstatuar duke prodhuar produkte ushqimore në kushte të pa përshtatshme higjenike në kundërshtim me ligjin ‘Për Ushqimin’, dhe aktivitetin e ushtronin pa qenë të rregjistruar pranë organeve tatimore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Mashtrimi me produktet ushqimore”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit pa qenë i regjistruar pranë organeve tatimore”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...