9.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Kuqezinjtë përgatiten për përballjen ndaj Andorrës, Strakosha nën monitorim

 

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar një seancë stërvitore në stadiumin The Hive të Londrës, pas ndeshjes së luajtur kundër Anglisë. Stërvitja ka zgjatur më shumë se 60 minuta dhe ka pasur një ndarje të ngarkesës: lojtarët që nuk u aktivizuan dhe ata që u futën si zëvendësues kanë punuar me intensitet të plotë, ndërsa titullarët janë fokusuar në rikuperim në palestër.

Sipas Departamentit të Komunikimit të FSHF-së, portieri Thomas Strakosha, i cili u zëvendësua gjatë ndeshjes me Anglinë pas një goditjeje, është duke u monitoruar nga stafi mjekësor. Gjendja e tij është e mirë dhe ka shpresa për rikuperim në kohë për ndeshjen e së hënës ndaj Andorrës në Arena Kombëtare.

Pjesa tjetër e skuadrës nuk ka shfaqur probleme fizike dhe është e gatshme për sfidën e dytë të kualifikueseve. Pas përfundimit të seancës stërvitore, ekipi do të udhëtojë drejt Shqipërisë dhe pritet të mbërrijë gjatë pasdites.

Axhenda për të dielën në “Arena Kombëtare”:

• Ora 16:45 – Konferenca për shtyp e trajnerit Sylvinho

• Ora 17:30 – Stërvitja zyrtare e Kombëtares shqiptare (e hapur për mediat për 15 minuta)

• Ora 18:15 – Konferenca për shtyp e Andorrës

• Ora 19:00 – Seanca stërvitore e Andorrës

Kuqezinjtë do të synojnë një fitore ndaj Andorrës për të marrë pikët e para në kualifikueset.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...