26.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

“Kur një biznes është në rrezik, Shqipëria është në rrezik”/ Sipërmarrësi i bashkohet Foltores së PD: “Do të vij në protestën e 7 korrikut”

Një sipërmarrës i është bashkuar sot Foltores së PD duke bërë thirrje për të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut. Nazif Tivari, 71 vjeç nga Durrësi, pronar i një punishteje bulmeti tha se ka marrë disa dekorata, të cilat i ka ekspozuar në vitrinën e biznesit dhe poshtë tyre një gjobë 2.5 mln lekë të reja nga Tatimet.

Tivari tha se nuk mund ta paguajë dot dhe as rrogat e punonjësve. Ai theksoi se kur një biznes është në rrezik, Shqipëria është në rrezik.

“Jam Nazif Tivari, 71 vjeç nga Durrësi.

Te hyrja e biznesit tim në Durrës, një punishte bulmeti, kam vënë dekoratat e mia. “Nderi i qytetit” nga Shoqata “Durrësi autokton” dhe ‘Mjeshtër i madh’ nga Presidenti i Republikës
Poshtë tyre kam vënë një gjobë prej 25 milionë lekësh nga Tatimet.

Gjoba duhet të ketë shkuar në 40 milionë tani. Është një gjobë që nuk e paguaj dot. Nuk paguaj dot as rrogat e 10 punëtorëve të mi, të cilëve jua jap rrogat me një muaj vonesë.

Unë do të vij në protestën e 7 korrikut. Kur një biznes është në rrezik, Shqipëria është në rrezik”, deklaroi sipërmarrësi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...