12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Kurti: Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë është i padrejtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po mbahen padrejtësisht në Hagë. Gjatë një diskutimi me studentët e Universitetit Amerikan në Kosovë, Kurti theksoi se mbrojtja e tyre duhet të ishte e përbashkët dhe më e fokusuar politikisht, sesa juridikisht.

Kurti shpjegoi se në kushtet aktuale, secili nga ish-krerët e UÇK-së ka avokatin e tij, gjë që krijon rrezikun e përçarjes mes tyre, pasi avokatët përpiqen kryesisht të lirojnë klientin e tyre pa marrë parasysh interesin kolektiv.

“Unë kam provuar, kur ky proces kishte nisur, kam provuar që krejt këshillin e mbrojtjes t’i bëjë bashkë, sepse unë besoj që mbrojta për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin do të duhej të kishte qenë e bashkuar. Do të duhej ta kishin pasur një mbrojtje, e jo katër, e jo që secili ta kenë të tyrin”

Mbrojtja e tyre nuk është vetëm juridike, është politike,” tha Kurti, duke theksuar se përballja me akuzat për krime lufte kërkon një qasje që promovon dhe mbron historinë dhe të vërtetën mbi luftën çlirimtare të Kosovës.

Në fjalën e tij, ai theksoi se është përpjekur ta unifikojë ekipin mbrojtës, por kjo nuk ka ndodhur. Për më tepër, Kurti vuri në dukje se mënyra aktuale e mbrojtjes mund të çojë deri në fajësimin e njëri-tjetrit, duke dëmtuar kauzën e përbashkët.

Ky qëndrim vjen në një kohë kur Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë ngritur një aktakuzë të re kundër Thaçit për pengim të drejtësisë, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar për katër ish-krerët e UÇK-së.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...