38.3 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

“Une do vazhdoj te kendoj sa të kem jete”, Rozana Radi reagon pasi fitoi çmimin e parë në “Kënga Magjike 2024”

Në një ngjarje emocionuese të “Kënga Magjike 2024”, dueti i Rozana Radit dhe Sanyt ka triumfuar, duke fituar çmimin e parë. Kënga e tyre “Akoma” ka fituar mbështetje të fuqishme nga votat e Jurisë dhe të artistëve, duke e lënë pas Eneda Tarifën që u rendit e dyta, ndërsa vendin e tretë e mori Ronela Hajati me këngën “Labirinth”.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Rozana ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën këtë projekt, duke ndarë me ndjekësit emocionet e saj pas këtij triumfi. Ajo ka theksuar se ky sukses ka ardhur në një periudhë të vështirë të jetës së saj dhe është një pasqyrë e punës së palodhur dhe bashkëpunimit me ekipin.

Fitimi i ‘Kënga Magjike’ do të thotë të jetosh gjatë me muzikën tënde, të punosh fort dhe të jepesh më shumë se kushdo tjetër,” ka shkruar Rozana, duke shtuar se ky është një moment i dytë i fitores për të, i cili është rezultat i angazhimit të përbashkët dhe punës ekipore.

Jam shume e bindur kur them qe ne kemi ndare ate skene me me te miret. Me lejoni t’ju them se cfare do te thote per mua te fitosh Kengen Magjike, do te thote te jetosh gjate me muziken tende, te punosh fort e te jepesh me shume se kushdo. Te fitosh sigurisht eshte per te gjithe ne shume e rendesishme, por kjo ndodh rralle…
Mund te jesh me fat nje here nese ndodh, por kur ndodh per here te dyte atehere kjo vjen si fryt i pune ne grup ku te gjithe kontribuojne si trajner.
Kjo kenge me ka mesuar qe nuk ka kufi qe e ndalon nje artist te bej ate di te bej me mire: Te jap nje mesazh dashurie dhe paqeje. Kemi mesuar te fluturojme si zogjte, te notojme si peshqit, duhet vetem te mesojne thjeshtesine per te bashkejetuar me te gjithe njerezit e botes.
Une do vazhdoj te kendoj e te percjell mesazhe sa te kem jete.

Rozana ka falënderuar gjithashtu disa nga bashkëpunëtorët e saj, përfshirë kompozitorët Kledi Bahiti dhe Valter Beqo, koreografin Albi Nako dhe balerinët, si dhe Sani Dimitrin, partnerin e saj në këtë duet të paharrueshëm. Ajo ka përfunduar mesazhin e saj duke shprehur mirënjohjen për ata që e votuan dhe e duartrokitën këngën, duke theksuar se pa ta, ajo nuk do të kishte mundur të arrinte këtë sukses.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...