26.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Kush e hartoi planin 28-pikësh për Ukrainën? Pasiguri dhe deklarata të kundërta nga SHBA

Raporte të shumta po ngrenë pikëpyetje të mëdha mbi autorësinë e planit 28-pikësh për përfundimin e luftës në Ukrainë—një dokument që konsiderohet gjerësisht si i favorshëm për Rusinë, pasi përfshin disa nga kërkesat kyçe të Moskës.

Kontroversia shpërtheu pasi një grup senatorësh amerikanë deklaruan se senatori Marco Rubio u kishte thënë privatisht se plani nuk është propozim zyrtar i SHBA-ve dhe se ai nuk pasqyron pozicionin e Uashingtonit. Sipas tyre, sekretari i shtetit e kishte përshkruar dokumentin si një propozim të Rusisë, të cilin SHBA-së i ishte kërkuar t’ia përcillte Ukrainës për shqyrtim.

Senatori republikan Mike Rounds, anëtar i Komitetit të Inteligjencës, tha:

“Sekretari Rubio na telefonoi pasdite. Ai e bëri të qartë se ne jemi thjesht marrës të një propozimi që iu dorëzua një prej përfaqësuesve tanë. Nuk është rekomandimi ynë, nuk është plani ynë i paqes. Është një propozim që kemi marrë.”

Por pas kësaj deklarate, Marco Rubio reagoi ashpër, duke e mohuar versionin e senatorëve dhe duke insistuar se:

“Propozimi i paqes është autorësia e SHBA-ve. Ai ofrohet si një kuadër i fortë për negociatat në vazhdim. Bazohet në inpute nga pala ruse, por gjithashtu në inpute të mëparshme dhe të vazhdueshme nga Ukraina.”

Këto qëndrime të kundërta kanë shtuar konfuzionin rreth dokumentit, i cili pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në bisedimet e mundshme të paqes mes Kievit dhe Moskës.

Edhe Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk—një nga mbështetësit më të fortë të Ukrainës në BE—ngriti pikëpyetje serioze mbi origjinën e planit.

“Do të ishte mirë të dihej saktësisht kush është autori i planit dhe ku është krijuar,” – deklaroi Tusk, duke theksuar se transparenca është e domosdoshme para se të nisë diskutimi mbi përmbajtjen e tij.

Ndërkohë, Departamenti i Shtetit nuk ka komentuar publikisht mbi mospërputhjet e deklaratave, duke lënë në hije një dokument që tashmë ka ndezur debat të fortë politik dhe diplomatik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...