19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Kush është non-grata nuk duhet të jetë në politikë”/ Basha: “Ata që duan ta shkatërrojnë PD, do iu themi ndal ose jashtë! “

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar të enjten një takim me demokratët në Kurbin, ku i është rikthyer edhe një herë situatës që ka krijuar në PD Sali Berisha, pas vendimit të SHBA për ta shpallur non grata dhe përjashtimit nga grupi parlamentar demokrat.

Basha i ka dërguar një mesazh të prerë ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa theksoi se kush është non-grata nuk duhet të jetë në politikë.

Sipas Bashës, përjashtimi nga politika i personave të shpallur non grata nga SHBA ka qenë edhe standart i Sali Berishës, por pas vendimit për të, ai vendosi interesat personale në kurriz të demokratëve.

“Për të rrëzuar tiraninë duhet të plotësojmë dy kushte e para të qëndrojmë në krah të njëri tjetrit me mendje hapur të vendosur të qartë plot shpresë për të ardhmen, e dyta mos e humbasim busullën tonë, busullën e PD, partisë euro atlantike antikomuniste pro perëndimore pro amerikane. Këtë nuk e përcaktojë fjalët por veprat .

Veprat tona kanë folur qartë kur SHBA përcaktuan si non-grata personazhe të botës së krijimit në PS. Duke ndjekur këtë standard, me kompetencat ‘një anëtar një votë’ edhe unë kam marrë të njëjtin vendim në 9 shtator, me shpresën dhe besimin se Berisha do ia kursente demokrateve, atë që po bën dhe këto ditë të fundit. Duke i thënë; na lë të të nderojmë për atë pjesë të mirë të historisë. Na lërë të ecin para. Një standard kemi vendosur, që e ke mbështetur edhe ti. Kush është non-grata nuk duhet të jetë në politikë, madje më shumë se kaq. Por për fat të keq, interesa personale u vendosen para sakrificës së qytetarëve të Kurbinit dhe Lezhës.

E vërtetë zoti Avokat Duka që si kemi dhënë dorën njëri-tjetrit. Do ta jap dorën. Por për ça do të akuzojnë. Nëse e kanë për kultin e individit, ata që të akuzojnë ose janë komunist, ose janë të infektuar. Kulti i individit e ka marrë në qafë njeriut. Ndaj në këtë sallë nuk jam për t’u fryrë sa herë dëgjoj përshëndetjet tuaja dhe emrin tim. jam për të dëgjuar me përulësi mendimet e demokratëve dhe kritikat e drejtpërdrejta dhe për t’ju thënë e para; Ata që duan ta përçajnë PD, ata që duan ta shkatërrojnë PD, e bëjnë këtë për hesap të Edi Ramës. Atyre do iu themi; ndal ose jashtë! Ndërsa…një grusht njerëzisht janë këta që si kanë bërë llogaritë për demokratët për gjërat e tyre. Ndërsa një pjesë tjetër përhumbet pas njerëzve të së shkuarës, që mund të kishin ‘pushtuar’ dhe njerëz me atë gjuhë urrejtje. Ata e kanë kaluar vijën e kuqe.”, tha Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...