19.8 C
Tiranë
Sunday, July 5, 2026

“Lulzim Basha që si dridhet qerpiku është i gatshëm t’i dalë për zot PD”/ Gjekmarkaj tregon pse pranoi postin e nënkryetarit të PD

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka folur nga Kurbini, në një takim me demokratët e këtij qyteti dhe me kreun e PD-së Lulzim Basha pse ka pranuar propozimin për këtë post.

Teksa qëndronte në krah të Bashës, Gjekmarkaj tha se një nga arsyet ishte data 8 janar, protesta thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, e cila ishte ftesë për vëllavrasje. Sipas tij kjo bëhej vetëm në kohën e komunizimit, ndërsa shigjetoi si të tillë Berishën.

“Vëllezër e motra nga Kurbini, dhe Lezha. Prezenca juaj tregon se PD po ringrihet. Ajo ka filluar betejën e vetë tashmë me Edi Ramën, duke përmbyllur dilemat dhe shqetësimet që kemi pasur. Kemi vetëdijen e së ardhmes, kemi zgjedhur të ardhmen, kemi zgjedhur Lulzim Bashën. Dua t’ju them dy fjalë për datën 8 janar. Kam qenë në selinë e PD bashkë me Bashën dhe deputetë të tjerë, me miq të tjerë, që janë këtu, në përmbushje të funksioneve që kemi në atë parti. U sulmuam duke u kthyer çdo kod bese, çdo kod burrërie, për të shkaktuar vëlla vrasësja he gjakderdhje. Këtë e kanë bërë komunistët në historinë e Shqipërisë.

“Kam qenë në selinë e PD bashkë me kryetarin Basha me deptueten Metalia, Hoti, Piroli, e miq të tjerë në përmbushje të funksioneve që kemi si institucione të PD.

U sulmuam duke u thyer cdo kod bese, cdo kod burrërie, u sulmuam për të shkaktuar vëllavrasje gjakderdhje.

Këtë s’ja bën shqiptari shqiptarit, këtë e kanë bërë vetëm komunistët në historinë e Shqipërisë, gjejeni vetë kush është komunisti në këtë rast”.

Gjejeni se kush është komunisti në këtë rast. Unë kam pasur nderin dhe kam pranuar ftesën e Bashës për të qenë nënkryetari i kësaj force. Një nga arsye të që e kam pranuar këtë është dhe data 8 janar dhe Lulzim Basha që si dridhet qerpiku, që s’ka frikë, është i gatshëm që të përballet me rrezikun, t’i dalë për zot PD, të përballet me Ramën, që të jetë nesër kryeministri i Shqipërisë.

Nuk ka përmbyllej të tranzicionit në Shqipëri nëse nuk bashkohemi bashkë dhe të nxjerrim jashtë personazhe të trancizionit. Në këtë fazë Shqipëria duhet të jetë pro amerikane dhe më demokratike.”, tha Gjekmarkaj.

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...