Kryeminsitri Edi Rama, ishte sot në Vlorë, ku mori pjesë në një konferencë Ndërkombëtare “Drejt së Ardhmes: Qyteti im, Shtëpia ime”.
Rama ka theksuar nevojën që ka për qytetin dhe turizmin e atij vendi, mbajtja pastër e mjedisit.
Ai “kritikoi” qytetarët me faktin se çdokush që hedh rrugës mbeturinat, ka kontribuar në përzënien e turistëve të cilët kishin ardhur për të pushuar në atë qytet dhe i ka hequr qytetit të tij të ardhura nga duart.
“Në një mjedis ku e bukura ka rrezatim ndryshon raporti i njeriut me tjetrin, i njerëzve me rregullat, zbatimi i rregullave bëhet shumë më i thjeshtë, njerëzit bëhen më të predispozuar të zbatojnë rregullat, i njerëzve me higjenën dhe pastërtinë aty ku mjedisi është i pastër dhe ku ka rrezatim pozitiv të së bukurës. Janë shumë më të gatshëm të shpenzojnë dhe rritet konsumi dhe vlera e pronës.
Vlonjatët duhet të kuptojnë se kanë diçka shumë të rëndësishme në dorë, mos hedhin pluhurat në tokë, gjitha shqiptarët por këtu potenciali është i jashtëzakonshme. Për një turizëm të suksesshmë nuk mjaftojnë infrastruktura, palmat dhe ndriçimi por duhet i zoti i vendit, që është banori. nëse e konceptojmë qytetin si shtëpinë tonë. nëse kur dalim nga muret e shtëpisë ndejejmë të njejtën përgjegjësi për pastërtinë si në shtëpinë tonë.
Kush hedh plehrat përzë turistët që e shohin atë plehër, të gjithë me plehra të hedhur kanë kryer gjatë të gjithë ditës aktin e përzënies të të gjithë atyre që i panë plehra dhe kur kthehen në vendet e tyre lavdërojnë natyrën por evidentojnë problemet e tjera.”, tha ai.