25.5 C
Tiranë
Thursday, August 21, 2025
spot_img

Ky është Dukagjin Nikollaj, krimineli i kërkuar nga FBI-i që u përfshi në përplasjen me armë në Kosovë

Prishtina u trondit mbrëmë nga një përleshje me armë që ndodhi në lokalin “Bon Vivant”, ku për pasojë mbeti i vdekur një 39-vjeçar dhe rreth 20 persona të tjerë u plagosën.

I dyshuari kryesor për përfshirjen në sulmin me armë zjarri në këtë lokal është Dukagjin Nikollaj, i njohur me nofkën “Duka”, i cili ka arritur të ikë nga vendi i ngjarjes dhe policia e ka konfirmuar se një person është në arrati.

Po kush është “Duka”?

Përveç dyshimit se është përfshirë në përleshjen e mbrëmshme në Prishtinë, “Duka” ka të kaluar kriminale edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi rezulton njëprej shqiptarëve më të kërkuar nga FBI.

Dukagjin Nikollaj, sipas Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), dyshohet të jetë i përfshirë në blerjen e sasive të mëdha të marijuanës nga Kanada dhe shpërndarjen e tyre në zonën e New Yorkut.

“Duka” thuhet të jetë pjesëtarë i organizatës kriminale “Krasniqi Organization”, të dyshuar për trafikim droge dhe vrasje.

Urdhër arresti për “Dukën” është lëshuar në maj të vitit 2010 nën akuzat për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ai ka kontrolluar rrethin e drogës nga viti 2003 deri në vitin 2007.

Sipas FBI ai dyshohet të jetë i përfshirë në blerjen e sasive të mëdha të marijuanës nga Kanada dhe shpërndarjen në zonën e Nju Jorkut.

Në foto “Duka” shihet nën shoqërinë e K.R. 39-vjeçarit nga Zabeli i ultë i Drenasit i cili mbeti i vrarë mbrëmë në “Bon Vivant”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 21 Gusht 2025

0
Dashi ♈ Sot do të ndiheni plot energji dhe dëshirë për të marrë iniciativa. Është dita e duhur për të nisur projekte të reja ose...

Parashikimi I motit, e Enjte, 21 Gusht 2025

0
Moti gjatë ditës do të jetë një valë e fortë vere: diell total, pa re, me temperatura që rriten gradualisht deri në 37–38 °C...

Alarm shëndetësor në Gjermani: Infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve shkaktojnë mijëra vdekje çdo vit

0
Një studim i ri i kryer nga Instituti Robert Koch (RKI), në bashkëpunim me Universitetin e Uashingtonit dhe institucione të tjera kërkimore, ka nxjerrë...

Dua Lipa zbulon detaje intime nga fejesa me Callum Turner: “Një mijë për qind...

0
Dua Lipa ka folur hapur për historinë e saj të dashurisë me aktorin britanik Callum Turner, duke e cilësuar lidhjen e tyre si një...

Dështim sërish në seancën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

0
Seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të parlamentit ka përfunduar sërish pa sukses, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të sigurojë votat...