Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me fermerë në Lushnjë nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të Partisë Demokratike, ndërsa ka kujtuar dhe ata që i përmend si aset, patronazhistët.
Teksa kërkoi që të fliste një prej fermerëve, Neta, Rama e etiketoi zonjën si demokrate.
“Ky është realiteti i hidhur i përgjithshëm i të gjithë atyre që ju drejtohen ekraneve, portaleve për të marrë informacion për vendin ku jetojmë. Shumica dërrmuese e këtyre pasqyrave mediatike, janë të deformuara nga interesat e pronarëve, babëzia dhe influencat e këqija të pronarëve, nga një kulturë mizerabël e investimit në media për të gjoba, gjoba që i vihen qeverisë dhe bizneseve. “Më paguaj që të mos të të bëjë copash me lajme të rreme dhe me informacione të deformuara”. Ky është realitet fatkeq. Kur ne ndërmorëm atë përpjekjen për të vendosur një kuadër ligjor për shpifjen, unë jam habitur nga numri i sipërmarrësve që më thonin; mos u tërhiqni. Mora njërin dhe më tha; ne na mbytën, na mbytën me gjoba. Këto goditje, për fat të keq në biznes i marrin ata që krijojnë punë, prodhojnë dhe më e rënda nga këto goditje, është goditja mbi prodhuesit e ushqimit. Problem i madh sot është kthimi i gjysmë të vërtetave në industri të të vërtetave.”, tha Rama.