18.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

“Ky shkatërrim administrative që i bëri Shkodrës nuk është rastësi”/ Meta: “Braktisja është totalisht e qëllimshme”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar ditën e sotme se qeveria shqiptare ka shkatërruar qarkun e Shkodrës nga ana administrative.

Këtë deklaratë Meta e bëri teksa prezantoi kandidatin e opozitës për Malësinë e Madhe, Isa Ramaj. Ai u shpreh se është i sigurt që më 14 Maj Shkodra dhe Malësia e Madhe do të jenë në krye të fitores së madhe të opozitës.

“Ne jemi popull blegtor, po nuk zhvilluam blegtorinë me çfarë do zhvillohemi. Sot nuk gjen dot mish vendi. Paketa e Kosovës për Bujqësinë dhe blegtorinë është fantastike ndërsa këtu braktisja është totalisht e qëllimshme.

Në qarkun më të diskriminuar të Shqipërisë nga kjo qeveri. Flas për Shkodrën. Si mund t’i hiqet Shkodrës drejtoria e Arsimit, drejtoritë e Ujërave, Shkodra është ujëmbledhësi më i madh. Si mund të heqësh arkivat e Shkodrës. Si mund të heqësh drejtorinë e Shërbimit Informativ. Si mund të hiqen të gjithë gjykatat. Ky shkatërrim administrative që i bëri Shkodrës nuk është rastësi.

Jam i sigurt që Shkodra dhe Malësia e Madhe do të jetë në krye të kësaj fitoreje të madhe që po troket me 14 Maj. Nuk kanë më asnjë propozim ata. E vetmja gjë që i ka mbetur është presioni te njerëzit. Ata takohen vetëm me administratën. E duan t’i bëjnë like dhe share dhe të firmosin për korrupsionin e tyre”, deklaroi Ilir Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...