18.5 C
Tiranë
Wednesday, September 30, 2026

Lajm i mirë: BE hap kufijtë për udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Covid-19

Mediat e huaja shkruajnë se Bashkimi Europian ka arritur një marrëveshje për të hapur kufijtë për personat që janë vaksinuar plotësisht.

Me këto të dhëna, udhëtarët nga vende të tilla si Britania dhe Shtetet e Bashkuara do të mund të udhëtojnë në shtetet anëtare të BE pa pasur nevojë të karantinohen.

Diplomatët, të cilët u takuan ditën e djeshme në Bruksel, gjithashtu arritën një marrëveshje për të rritur kufirin e rasteve të një vendi përpara se ai të shpallej “i pasigurt”.

Kjo është një masë që do të lejojë qytetarët nga më shumë vende të udhëtojnë në BE. Udhëtarëve nga vendet si Australia, Zelanda e Re, Koreja  e Jugut dhe Izraeli do t’u lejohet të hyjnë në bllok edhe nëse nuk janë të vaksinuar, por do t’u duhet të tregojnë një test negativ.

Ambasadorët e BE kanë rënë dakord për të lejuar personat e vaksinuar të Britanisë dhe vizitorët nga vendet e tjera të treta të hyjnë në bllok. Vendim zyrtar pritet të merret të premten.

Duket se Bashkimi Europian me nisjen e sezonit turistik do të hapë dhe kufijtë për personat që janë vaksinuar plotësisht me dy doza.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ku janë provat se ajo e bëri këtë?”/ Ndryshon strategjia mbrojtja e Lindsay Clancy...

0
Avokati i Lindsay Clancy ka ndryshuar linjën e mbrojtjes në gjykatë, duke argumentuar se nuk ka prova të mjaftueshme që e lidhin klienten e...

Aksident në aksin Lushnje-Berat, motori del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen dy...

0
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Lushnje-Berat, ku një motor ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në...

Tragjedi në Pejë, 5-vjeçarja humb jetën pasi dyshohet se u zu nga porta e...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Treboviq të Pejës, ku një vajzë vetëm 5 vjeçe ka humbur jetën. Sipas informacioneve të para, dyshohet se...

“Jemi rikthyer te lidhja që kishim”, Katerina Goga zbulon afrimin e ri me Arnold...

0
Katerina Goga ka ndarë detaje të reja për marrëdhënien e saj me Arnold Damazetin, duke zbuluar se pas një periudhe tensioni dhe distance, mes...

Ra nga kati i tetë dhe mbijetoi, studentja 21-vjeçare tregon: “Jam gjallë. Nuk mund...

0
Një studente 21-vjeçare në Shtetet e Bashkuara ka mbijetuar pas një rënieje nga kati i tetë i një pallati, në një incident që autoritetet...