16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

“Lajm i rëndësishëm për Shqipërinë!”- Komisioneri Varhelyi: “BE disburson 90 mln € ndihmë makro-financiare për Shqipërinë”

Komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë Oliver Varhelyi, bëri me dije një lajm të rëndësishëm për Shqipërinë.

Komisioneri evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi deklaroi sot se janë disbursuar 90 milionë euro ndihmë makro financiare për Shqipërinë.

Përmes një postimi në “Twitter” ai thekosn se kjo ndihmë është pjesë e programit mbështetës 180 milionë euro për vendin tonë dhe ka si qëllim të ndihmojë në kufizimin e pasojave ekonomike të pandemisë.

Lajm i rëndësishëm për Shqipërinë! BE disbursoi sot 90 milionë euro ndihmë makro-financiare, kësti i dytë dhe i fundit i programit mbështetës 180 milionë euro për Shqipërinë, me qëllim që të ndihmojë në kufizimin e pasojave ekonomike të pandemisë #COVID-19“, shkruan Komisioneri në postimin e tij.

opennews.al

Ky disbursim është kësti i dytë dhe i fundit i një programi mbështetës prej 180 milionë eurosh për Shqipërinë, i cili është pjesë e paketës prej 3 miliardë eurosh për dhjetë partnerë të zgjerimit dhe fqinjësisë që synon t’i ndihmojë ata të kufizojnë pasojat ekonomike të pandemisë COVID-19. Programi është një demonstrim konkret i solidaritetit të BE-së me partnerët e saj për të ndihmuar në përgjigjen ndaj ndikimit ekonomik të pandemisë COVID-19.

Vendimi për t’i dhënë ndihmë makrofinanciare dhjetë partnerëve të zgjerimit dhe fqinjësisë në kontekstin e pandemisë COVID-19 u propozua nga Komisioni më 22 prill 2020 dhe u miratua nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli më 25 maj 2020.

Përveç ndihmës makrofinanciare, BE-ja mbështet partnerët në politikën e saj të fqinjësisë dhe Ballkanin Perëndimor përmes asistencës dypalëshe dhe rajonale, programeve tematike, ndihmës humanitare, lehtësirave dhe garancive nga Fondi Evropian për Zhvillim të Qëndrueshëm (EFSD dhe EFSD+) për të mbështetur investimet në sektorët më të prekur nga pandemia e koronavirusit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...