7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Lefter Maliqi shpërthen në akuza ndaj Celibashit: “Koka e krimit elektoral në shërbim të Ramës dhe Dumanit”

 

Kandidati opozitar në zgjedhjet e 11 majit për Bashkinë Kuçovë, Lefter Maliqi, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, duke e cilësuar atë si “kokën e krimit elektoral” dhe si njeriun që drejtoi masakrën zgjedhore në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.

Në një reagim publik, Maliqi ka ripërsëritur pretendimet për manipulime masive në qendrën zgjedhore të Kuçovës, duke përmendur: ndërrimin e kutive, përdorimin e të ashtuquajturit “tren bullgar” (votim i organizuar në grup), fshehjen e formularit të dekriminalizimit për kandidatin rival Kreshnik Hajdari, si dhe një “dhomë të fshehtë” brenda KZAZ-së, që sipas tij shërbente për operacione të paligjshme elektorale.

“Celibashi është bashkëpunëtor i masakrës elektorale… Ka mbrojtur hajdarët e Rilindjes dhe ka heshtur para krimeve zgjedhore që kanë ndodhur me urdhër të Ramës dhe nën mbështetjen e Dumanit”, – deklaroi Maliqi.

Ai shton se pavarësisht paralajmërimeve të tij të mëhershme, akuzat nuk janë marrë në konsideratë dhe kërkon një reagim të shpejtë politik dhe institucional për, siç thotë, “të ndalur kapjen e shtetit nga krimi elektoral”.

Deri më tani, KQZ nuk ka reaguar publikisht ndaj deklaratave të Lefter Maliqit. Zhvillimet e fundit pritet të nxisin tensione të reja politike në vazhdën e kontestimeve paszgjedhore, veçanërisht në bashkitë ku opozita ka ngritur dyshime për procesin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...