8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Lezhë – Arrestohen dy persona për vjedhje në dyqane dhe banesa, zbardhen 6 raste të mëparshme

Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Shades”, duke vënë në pranga dy persona të dyshuar për disa vjedhje me thyerje. Në pranga kanë përfunduar shtetasit Sokol Pali, 52 vjeç, dhe Marjan Kelaj, 51 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Dy të arrestuarit akuzohen se ditën e djeshme kanë vjedhur shuma parash, pajisje pune dhe produkte të ndryshme në dy dyqane në fshatin Blinisht dhe një servis në fshatin Dajç.

Gjithashtu, nga hetimet e mëtejshme, policia ka zbardhur 6 raste të vjedhjeve në banesa, të kryera më parë nga këta shtetas. Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, janë sekuestruar sende të dyshuara të përdorura për kryerjen e vjedhjeve dhe objekte të dyshuara si të vjedhura.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, ndërsa të arrestuarit do të përballen me akuzën për “Vjedhje”, kryer në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...