14.5 C
Tiranë
Friday, May 15, 2026
spot_img

KQZ nis numërimin e votave për deputetët, në fokus edhe verifikimi i subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nis procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë në qendrat bashkiake të numërimit. Gjatë këtij procesi do të kryhet edhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike, siç parashikohet në Rregulloren e Zgjedhjeve të KQZ-së 16/2024.

Në njoftimin zyrtar, KQZ sqaron se pas përfundimit të procedurave fillestare, do të nisë edhe numërimi i votave nga diaspora, votave të kushtëzuara dhe votave të personave me nevoja të veçanta, në përputhje me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Pas mbylljes së të gjitha këtyre hapave, KQZ do të shpallë rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë. Procesi pritet të ndiqet me vëmendje nga publiku dhe përfaqësuesit politikë, ndërsa rezultatet përfundimtare do të jenë vendimtare për përbërjen e re të Kuvendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nën dyshimin për ngacmim”, ndalohet për 48 orë drejtori i Onima-s, Ekrand Shabani

0
Drejtori i Onima, Ekrand Shabani, është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Ngacmimi”. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë...

“Humbi jetën pas përplasjes me motorin”, babai i ministres Adea Pirdeni viktimë e aksidentit...

0
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në Tiranë, në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”. Një motor...

Aksident në rrugën Lezhë–Milot, tre persona të plagosur

0
Një aksident rrugor është regjistruar pranë fshatit Tresh, në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, ku një automjet ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes. Si pasojë e aksidentit...

“Ju e ndërmerrni këtë proces të bazuar në mashtrime…” – Berisha sulmon mazhorancën për...

0
Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën se procesin e integrimit po e bazon në mashtrime, censurë dhe fshehje të së vërtetës. “Ju...

Tensione në Kuvend/ Peleshi përplaset me Manjën për procedurën dhe minutazhin e debatit

0
Në seancën plenare në Kuvendi i Shqipërisë janë regjistruar momente tensioni gjatë debatit parlamentar, ku kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka ndërhyrë për të...