20.5 C
Tiranë
Sunday, September 8, 2024
spot_img

Lezhë/ Kthyen stanin në ambient për kultivim kanabisi, lirohet vëllai i deputetit

Vellai i deputetit të Partisë Socialiste Eduard Ndreca, i arrestuar për përfshirje në kultivimin e bimeve narkotike në zonën Kashnjet të Lezhës, do të hetohet në gjendje të lirë. Armando Ndreca, së bashku me dy të tjerët të arrestuar, Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellzai, u paraqitën përpara gjykatës së Lezhës.

Pas dëgjimit të palëve, gjyqtarja Edlira Çota shpalli të paligjshëm ndalimin e Armando Ndreca-s dhe vendosi masën e sigurisë së detyrimit të parë, një masë që u kërku nga prokuroria e çështjes, por u ndryshua qëndrimi në seancë. Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellzai, të kapur në flagrance në një stinë kulti, do të mbeten në burg pa afat.

Të tre personave u ngritën akuzat për “Kultivim të bimeve narkotike në bashkëpunim”. Ata dyshohen për përshtatjen e një ambiente për kultivimin e bimëve narkotike në pyjet e fshatit Kashnjet, duke përdorur lidhje të paligjshme për energjinë elektrike. Në operacionin e policisë u sekuestruan 2973 bimë narkotike, sasi lënde narkotike, 50 llamba, pajisje ventilimi, dhe celularë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT