22.1 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

“Ish-kryekomunari i Kasharit përfshihet në trafikimin e emigrantëve: Prova e përgjimeve dhe kartës së kreditit

Në hetimet e SPAK dhe Policisë së Shtetit lidhur me dosjen e trafikimit të emigrantëve, ish-kryetari i komunës Kashar, Alfred Sulaj, dyshohet për përfshirje. Hetuesit kanë siguruar përgjime të bisedave midis Luan Tafallës dhe një personi të lidhur me Sulajn, ku diskutohet për ndërhyrjen e tij në regjistrimin e emigrantëve në gjendjen civile.

Regjistrimi i shtetasve të huaj është fiktiv për ata që largohen nga vendi. Sulaj është arrestuar më herët për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre si kryetar i komunës. Në 2011 u arrestua përsëri pas një debati ku plagosi një person. Tani është biznesmen me një hotel pranë Kasharit.

Tafalla: Ku?
Vëllai i Sulajt: Do t’i çojë në gjendjen civile.
Tafalla: Fole me Ogertin ti?
Vëllai i Sulajt: Jo, po flasim me Fredin.
Tafalla: Aha, në rregull.
Vëllai i Sulajt: Kështu që unë i thashë atij që ata janë gati të paguajnë.
Tafalla: Jo mo vëlla duhet të paguaj Fredi atë, pse thua janë gati, kush të tha ty që janë gati?
Vëllai i Sulajt: Po fol me Fredin se Fredi po më pyet mua që duhet të paguaj, i thashë që të mos ashtu. Tafalla: Ok!

Prova të tjera lidhin të arrestuarit me emigrantët. Me një kartë krediti janë blerë biletat e dy emigrantëve nga Bangladeshi, duke lidhur grupin kriminal me veprimtarinë e paligjshme.

Aktualisht Alfred Sulaj është biznesmen dhe në pronësi të tij ka edhe një hotel në afërsi të qafës së Kasharit.

Ndërkohë, hetuesit kanë mundur të sigurojnë prova të tjera që janë lidhur mes të të arrestuarve dhe emigrantëve. Në një rast, thonë burimet, me të njëjtën kartë krediti që janë blerë 2 bileta avioni nga Dubai drejt Tiranës, janë paguar edhe biletat e emigrantëve nga Bangladeshi, e cila ka shërbyer si provë për të lidhur personat e grupit kriminal me veprimtarinë e paligjshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...