Ministria e Jashtme e Libanit njoftoi tërheqjen e akreditimit të ambasadorit iranian, Mohammad Reza Raef Sheibani, i cili u emërua në Bejrut në shkurt. Autoritetet libaneze i dhanë afat deri të dielën për të lënë vendin.
Ky vendim vjen pas akuzave se Garda Revolucionare e Iranit drejtonte operacionet e Hezbollahut kundër Izraelit nga Libani. Ministria e Jashtme libaneze gjithashtu ndaloi aktivitetet e Gardës Revolucionare në territorin e saj dhe thirri të ngarkuarin me punë iranian për ta informuar për shpalljen e Sheibanit si “person non grata”.
Vendimi pritet të rrisë tensionet diplomatike mes Bejrutit dhe Teheranit në një kohë kur situata në rajon mbetet e ndjeshme.






