13.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Lindita Nikolla pret ministren kosovare të Drejtësisë/ “Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Kosovës ka rëndësi strategjike”

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Ministren e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu dhe delegacionin që e shoqëronte, të cilët ndodhen në Shqipëri në një vizitë zyrtare.

Kryetarja Nikolla vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer e vëllazëror midis dy vendeve dhe vuri në dukje se Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës do të punojnë ngushtësisht për të nxitur e mbështetur qeveritë dhe institucionet për të çuar përpara bashkëpunimin dhe për të zbatuar marrëveshjet e firmosura dhe ndërmarrë nisna të reja.

Kryetarja Nikolla nënvizoi se “Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Kosovës ka rëndësi strategjike, efekte stabilizuese dhe orientuese për perspektivën euroatlantike të Ballkanit Perëndimor.”

Pasi përmendi disa aspekte të bashkëpunimit ekonomik, tregtar, arsimor, kulturor si edhe në fushën e mbrojtjes e të sigurisë midis të dy vendeve, Nikolla u ndal në mënyrë të veçantë në arritjet e reformës në drejtësi:

“Reforma në drejtësi është reforma më e thellë dhe gjithëpërfshirëse e realizuar në Shqipëri gjatë tridhjetë vjetëve të fundit si edhe një aspekt prioritar për integrimin evropian. Reforma po zbatohet me sukses dhe institucionet e reja të sistemit janë tashmë plotësisht funksionale dhe po japin rezultate të prekshme, të shumëpritura e të mirëpritura nga qytetarët.”

Kryetarja Nikolla nënvizoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit midis delegacioneve e përfaqësuesve të të dy vendeve në organizatat ndërkombëtare si edhe për mbështetjen më të madhe të Shqipërisë në organizatat ku Kosova nuk është ende anëtare.

Ministrja Albulena Haxhiu falenderoi Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, për vlerësimin dhe mbështetjen e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe nënvizoi se kjo mbështetje është shumë e rëndësishme për Kosovën.

“Për reformën në drejtësi dhe vetting-un, të cilat sapo i kemi nisur, do të shfrytëzojmë përvojën e suksesshme të Shqipërisë. Me Ministrinë e Drejtësisë të Shqipërisë kemi një bashkëpunim të shkëlqyer dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.”, nënvizoi Ministrja Albulena Haxhiu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....

Tensioni rritet në Gjirin Persik: Irani arreston mbi 500 persona, ekzekuton shtetasin suedez

0
Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar dukshëm, pasi autoritetet iraniane kanë intensifikuar arrestimet dhe akuzat për spiunazh. Qeveria iraniane raporton mbi 500 persona të...

“Vazhdoni të dërgoni raportet”, Mossad intensifikon rekrutimet online në Iran

0
Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Mossad ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale për të rekrutuar individë brenda Iran, duke synuar mbledhjen...

“Imagjino të mos kisha valë… do çmendeshin familjarët”, Rozana Radi reagon ndaj lajmit të...

0
Një lajm i pavërtetë që qarkulloi në rrjetet sociale, ku pretendohej se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën, ka shkaktuar konfuzion dhe...

“Pasoja të pakontrollueshme për botën”, Masoud Pezeshkian dënon sulmet e SHBA-së dhe Israel ndaj...

0
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Israel mbi infrastrukturën energjetike të Iran, duke paralajmëruar...