24 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

“Liria e tyre është e jona”/ Macron fjalim me flamurin ukrainas në krah: “Duke zgjedhur luftën, presidenti Putin nuk sulmoi vetëm Ukrainën”

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të enjten në një fjalim drejtuar kombit se agresioni rus kundër Ukrainës përbën “sulmin më serioz ndaj paqes dhe stabilitetit në Evropë për dekada të tëra”.

“Duke zgjedhur luftën, presidenti Putin nuk sulmoi vetëm Ukrainën”, tha ai. “Ai ka vendosur të kryejë sulmin më serioz ndaj paqes, ndaj stabilitetit në Evropë për dekada”.

Në mënyrë të pazakontë, Macron foli para flamurit të Ukrainës, si dhe flamujve të Francës dhe Bashkimit Evropian.

Ai e filloi fjalimin duke përshëndetur guximin dhe vendosmërinë e popullit ukrainas. “Liria e tyre është e jona,” tha ai.

“Këto ngjarje janë një pikë kthese në historinë e Evropës dhe të vendit tonë. Ato do të kenë pasoja të përhershme dhe të mëdha në jetën tonë, në gjeopolitikën e kontinentit tonë.”

“Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë do të jenë në përpjesëtim me agresionin për të cilin ajo është fajtore. Ne nuk do të jemi pa pafuqishëm”, tha Macron.

Sipas tij  sanksionet evropiane do të synojnë sektorin ushtarak, ekonominë dhe energjinë e Rusisë.

Ai tha se nesër do të flasë para parlamentit francez me informacione të mëtejshme mbi reagimin e Francës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...