5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

“Liria nuk është dhuratë, ne kemi paguar një”/Vjosa Osmani për 25 Vjetorin e Çlirimit të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të vendit, shprehu falënderimet ndaj NATO-s dhe anëtarëve të saj për mbështetjen e dhënë në arritjen e lirisë. Osmani theksoi rëndësinë e kësaj dite historike, duke nderuar heronjtë dhe kontributorët, si dhe duke ritheksuar qëllimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE.

“NATO ishte dritë shprese, një shans për drejtësi, liri. Thirrjet e popullit tonë, dëbimi dhe spastrim etnik ishin thirrje për drejtësi. Prandaj në qershor 1999 muret e tiranisë u shembën. Atë ditë 38 mijë ushtarë komunikuan me gjuhën globale të lirisë. Atë ditë Evropa lindi në një Prishtinë të lirë. Do të kujtojmë rezistencën e presidentit Rugova për liri e pavarësi dhe aleancat e fuqishme që krijoi. Do ta kujtojmë heroizmin e komandantit Adem Jashari që u shndërruan në gurthemelin e lirisë.

Do nderojmë kujtimin e të gjithë dëshmorëve. Mijëra familje nuk kanë ku të vendosin lule pasi varret janë të zbrazëta. Sot qëndrojmë në tokën e lirë duke kujtuar historinë e lavdishme. Prania e aleatëve, dëshmi e botës ndaj drejtësisë dhe dinjitetit. Liria nuk është dhuratë, ne kemi paguar një çmim të lartë për të. NATO në 1999 na dha mbështetje, prandaj ne sot synojmë anëtarësimin në këtë organizatë me ushtrinë tonë e cila është e gatshme”, tha Osmani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...