20.5 C
Tiranë
Saturday, April 4, 2026
spot_img

Lirohet nga burgu Ilia Ndoka, i përfshirë në operacionin “Revanshi”

Gjykata e Posaçme ka vendosur lirimin nga burgu të Ilia Ndokës, kushëri i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, i arrestuar në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Sipas vendimit të gjykatës, ndaj Ndokës është caktuar masa “detyrim paraqitje”, duke e detyruar të paraqitet pranë autoriteteve çdo të premte të parë dhe të tretë të muajit.

Nga hetimet e SPAK, dyshohet se Ilia Ndoka ka ndihmuar me para dhe informacion kushëririn e tij, në përpjekjet për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët e vrasjes së vëllait të këtij të fundit, Aleksandër Ndoka.

Ilia Ndoka ishte ndaluar fillimisht në Itali dhe më pas u ekstradua drejt Shqipërisë, ku ndaj tij rëndojnë akuzat për pastrim parash, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kryerje veprash penale në kuadër të këtij grupi.

Çështja mbetet në hetim, ndërsa autoritetet vijojnë verifikimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Bolonjë, humb jetën një 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një pallat teksa...

0
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolonjë, ku një djalë 12-vjeçar me origjinë shqiptare, Louis Pisha, humbi jetën pasi ra nga kati i...

Aksident i rëndë pranë QTU-së, një automjet merr flakë pas përplasjes

0
Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua rreth orës 02:00 pas mesnatës pranë QTU. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është goditur nga pas nga...

Shkodër/ Dalin detaje të reja për plagosjen me thikë, identifikohet autori me precedentë penalë

0
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendër të Shkodër, ku dy të rinj, 19 dhe...

Kërcënoi pronarët e lokalit pranë stacionit, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Piazza Roma, pasi akuzohet se kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme pronarët e një lokali pranë...

“Lungomare 4” zgjeron bregdetin e Vlorës/ Rama: Investim i ri për turizmin dhe jetesën...

0
Edi Rama ka njoftuar vijimin e investimeve në Vlorë përmes zgjerimit të shëtitores bregdetare “Lungomare 4”, në zonën e Plazhit të Vjetër. Në një postim...