Njëri prej protestuesve të liruar këtë të shtunë nga Gjykata e Tiranës ishte edhe Niko Qarkaj, i cili ishte arrestuar pas protestës së zhvilluar të enjten para Parlamentit.
Pas daljes nga Komisariati nr. 3, Qarkaj hipi mbi kangjellat e hyrjes, nxori nga xhepi një vezë dhe u shpreh para të pranishmëve: “Kjo ishte arma ime”, përpara se ta hidhte vezën në oborrin e komisariatit.
Qarkaj ishte mes personave të arrestuar pas protestës, të cilët u akuzuan për prishje të qetësisë publike, shkatërrim prone dhe kundërshtim me dhunë të punonjësve të Policisë, sipas autoriteteve.





