2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Livia Brunga “shpërthen” në rrjete sociale: “Jam lodhur… Ai luajti në mënyrën më të pistë me mua dhe familjen time”

Livia Brunga ka thyer heshtjen. Me një rrëfim emocional dhe të drejtpërdrejtë, ajo ka ndarë përmes një postimi në Instagram dhimbjen që ka përjetuar, duke lënë të kuptohet se fjalët e saj janë të drejtuara ndaj ish-partnerit të saj, Mevlan Shaba.

Në një status të gjatë dhe të ngarkuar emocionalisht, Livia shprehet se është ndjerë e gjykuar padrejtësisht dhe ka duruar shumë në heshtje, për të mbrojtur një njeri që sipas saj “asnjëherë nuk mori përgjegjësi dhe luajti në mënyrën më të pistë me të dhe familjen e saj”.

“Jam lodhur të ndjej në lëkurë një paragjykim që nuk ka lidhje me mua,” shkruan ajo, duke sqaruar më tej se nuk është shkatërruesja e një çifti, pasi “çifti ka qenë i imi që në fillim.”

Brunga flet edhe për shtatzëninë e përfolur të një vajze tjetër, të cilën e quan “një situatë dy netësh në hotele” dhe akuzon se e gjithë “familja” e paraqitur në publik ka qenë vetëm një fasadë.

“Nuk janë gënjeshtrat që ndërtojnë një familje. Ai ka ngrënë bukë nga duart e mia, më ka mohuar mua për të mos u dukur djali i keq, por ai është djali i keq,” thotë Livia, duke e akuzuar ish-partnerin për hipokrizi, manipulim dhe dyfytyrësi.

Në përfundim, ajo shprehet se ka ardhur fundi i durimit të saj dhe se nga kjo histori nuk ka më kthim pas, por vetëm pasoja.

“S’kam më frikë nga gjykimet. Të vërtetën e di unë,” përmbyll ajo, duke u shprehur se nuk ka më ndërmend të heshtë për atë që ka përjetuar.

Reagimi i Livias ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit janë ndarë mes mbështetjes për të dhe kërkimeve për përgjigje nga pala tjetër. Deri tani, Mevlani nuk ka reaguar publikisht për deklaratat e saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...