4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Luan Baçi: “Kjo foltore të shërbejë si pikë referimi dhe të kthehet në një ortek të madh”

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, foli para nisjes së Foltores së opozitës përballë Kryeministrisë, duke theksuar se iniciativa vjen pas bllokimit të krijuar në Parlament për deputetët e opozitës.

Sipas tij, foltoreja do të jetë një pikë referimi për qytetarët, ku ata mund të shpalosin problemet dhe shqetësimet e tyre, ndërsa më vonë kjo do të evoluojë në një “ortek të madh”.

“Është një foltore e organizuar nga PD. Kjo emërtesa e protestës nuk ka vend, sepse protestat organizohen në format tjetër. Është vendosur që kjo foltore të jetë e përjavshme, por më pas do të shikohet edhe në varësi të situatës. Pra një foltore për të plotësuar atë bllokim dhe boshllëk që krijohet në Parlament për deputetët. Po këtu është një foltore për qytetarët në radhë të parë, për të ardhur dhe shpalosur gjithë problematikat, hallet dhe shqetësimet, si dhe për të qenë si një pikë referimi, nga ku në vazhdimësi të bëhet si një ortek sa më i madh,” tha Baçi.

Ai u ndal edhe tek pasojat e përmbytjeve në zona si Vjosa dhe Semani, duke kërkuar që qeveria të zbresë në terren dhe të dëmshpërblejë fermerët për dëmet e shkaktuara nga uji.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Shqipëria dhe Mali i Zi në prag të anëtarësimit ekonomik në BE brenda tre...

0
Shqipëria dhe Mali i Zi po pozicionohen si liderët e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Europian, me një perspektivë reale për anëtarësim, por...

Helikopteri rrëzohet pranë aeroportit të Beneventos: 1 viktimë dhe 1 i plagosur

0
Një helikopter është rrëzuar në lagjen Olivola, pranë aeroportit të Beneventos në Itali, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e pilotit. Viktima...

Stuhi rekord në SHBA: 42 të vdekur dhe 200 milionë të prekur nga moti...

0
Një stuhi e fortë ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar deri tani 42 viktima dhe duke prekur rreth 200 milionë banorë. Të vdekurit...

Miratohen pas 18 orësh seancë maratonë ndryshimet në Kodin Penal, opozita voton kundër

0
Pas një seance maratonë që zgjati rreth 18 orë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet në Kodin Penal. Amendamentet u votuan me 85 vota pro...

Studim amerikan: Lufta në Ukrainë ka shkaktuar gati 2 milionë viktima ushtarake mes Rusisë...

0
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka sjellë pasoja shkatërruese në aspektin njerëzor, me gati dy milionë viktima ushtarake të regjistruara deri më tani, sipas...